‘Vota ime dhe e familjes time kurrë më për Metën’, Basha i përgjigjet komentuesit: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë atë nga burgu

by Nexhat

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet dhe shqetësimet e qytetarëve. 

Ndër komentuesit, qytetari me emrin Lefter Nikolli ka theksuar se ndonëse është demokrat i përkushtuar, nuk do të votojë kurrë më për Ilir Metën.

banner

Lefter Nikolli: Isha jam dhe do vdes demokrat, por vota ime dhe e familjes time kurrë më për Metën.

Lulzim Basha: Lefter te kuptoj shumë mirë dhe e kuptoj vështirësinë në të cilën je gjendur shpesherë kur të është kërkuar vota në koalicion me Ilir Metën, i cili sot është në burg për korrupsion për fshehje pasurie dhe për pastrim parash. 

Tani nuk është thjesht në koalicion, por është në listën e Sali Berishës, numri 1. Ndaj, ajo që ti thua dhe që ndjen është ajo që ndjejnë qindra, mijëra demokratë që i takoj, flas apo shkruhemi me ta në rrjete sociale e kudo. Dhe ashtu si qindra, mijëra, demokratë të tjerë, nuk mund të pranojnë kurrësesi që vota, sakrifica e tyre të shkojë për të nxjerrë nga burgu dhe për të bërë deputet Ilir Metën edhe ty po të them, e ke alternativën, e ke zgjedhjen ke mundësinë, voto numrin 4, Koalicionin Euroatlantik. 

Çdo votë për koalicionin Euroatlantik do të prodhojë kandidatë, do të prodhojë deputetë të cilët e kanë provuar në kohët më të vështira se kanë qëndruar në krahun tuaj; si kryetarë të degëve të partisë demokratike; si organizatorë të protestave opozitare; si njerëz që kurrë nuk e kanë tradhëtuar besimin tuaj dhe kurrë nuk do ta tradhëtojnë. Vota për numrin 4, është vota për sakrificën tuaj është vota për një Shqipëri që meriton më shumë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy