Abdixhiku takon kryeministrin kroat: E falënderova për kontributin për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë e Shqipërisë

by Nexhat

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në ditën e dytë të Kongresit të EPP-së, është takuar me kryeministrin kroat Andrej Plenkovic.

I pari i LDK-së, ka falënderuar qeverinë kroate për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, si dh për kontributin dhe gatishmërinë e treguar drejt marrëveshjes trepalëshe në fushën e mbrojtës mes Kosovës, Kroacisë e Shqipërisë.

banner

‘‘Rrugëtimi euroatlantik kroat mbetet model shembullor për secilin shtet tjetër në Ballkanin Perëndimor’’, ka thënë mes tjerash Abdixhiku.

Postimi:

Në ditën e dytë të Kongresit në Valencia, zhvillova takim bilateral me Kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenković, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme Gordan Grlić Radman. 🇽🇰🇭🇷

Kryeministrin dhe Qeverinë kroate e falenderova për mbështetjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës; në veçanti e falënderova për kontributin dhe gasishmërinë e trefuar drejr marrëveshjes tripalëshë në fushën e mbrotjes mes Kosovës, Kroacisë e Shqipërisë.

Rrugëtimi euroatlantik kroat mbetet model shembullor për secilin shtet tjetër në Ballkanin Perëndimor. Miku ynë, Kryeministri Plenković në çdo paraqitje e fjalim të EPP-së, tash e sa vite, ka qenë zë i dytë për Kosovën. Mbështetemi në ta, llogarisim në ta.

Në takime tjera biletarale, takova Ministren Federale të Austrisë për Evropë znj, Claudia Plakolm; si dhe Ministren e Suedise per Evrope, znj. Jessica Rosencrantz.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy