BDI reagon ashpër pas dhunës në ndeshjen KB Shkupi – KB Vardar/ Toska: Kërkojmë hetim urgjent dhe dorëheqje politike për neglizhencë

by Nexhat

Në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim, dëshiroj të shpreh shqetësimin e thellë dhe indinjatën e pakompromis ndaj incidentit të paprecedentë që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet KB Shkupit dhe KB Vardarit, tha në një deklaratë për media, deputetja Dijana Toska

Akti i dhunës fizike, i ushtruar në mënyrë kolektive nga lojtarët dhe stafi teknik i KK Vardarit – të udhëhequr nga trajneri i tyre, njëherazi edhe përzgjedhës i ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut – ndaj stafit të KB Shkupit, është akt i patolerueshëm dhe përbën një alarm serioz për gjendjen e sigurisë, të drejtësisë dhe të bashkëjetesës në vendin tonë.

banner

Kemi të bëjmë me një incident që është rezultat i një ambienti të përgjithshëm të motivuar nga urrejtja ndëretnike.
Si pasojë, një përfaqësues zyrtar i KB Shkupit, asistent-trajneri, Faik Miftari, ka përfunduar në spital me ndihmë mjekësore – i rrahur brutalisht nga ata që përfaqësojnë jo vetëm një klub sportiv, por një mentalitet të rrezikshëm për bashkëjetesën.
Kjo ngjarje nuk është e izoluar. Ajo është produkt i drejtpërdrejtë i një klime të polarizuar që po thellohet dita-ditës si pasojë e politikave përjashtuese dhe diskriminuese të qeverisë aktuale.

Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve, përpjekjet për t’i paraqitur si të dhunshëm apo të kriminalizuar, janë bërë pjesë e një narrative të rrezikshme që nuk synon bashkëjetesë, por përçarje.

Politika e vazhdueshme e përjashtimit të shqiptarëve nga vendimmarrja reale, përdorimi i mediave të kontrolluara për të kriminalizuar figurat shqiptare dhe ushqimi i një narrative antishqiptare në institucionet publike, ka prodhuar një ambient armiqësor ndaj çdo përfaqësimi shqiptar me dinjitet.

Këto politika nuk i shërbejnë bashkëjetesës. Përkundrazi – ato e thellojnë ndarjen etnike në shoqëri dhe e kthejnë përfaqësimin shqiptar në sport, arsim dhe kulturë në një shënjestër të vazhdueshme të dhunës verbale dhe fizike.

Tolerimi i dhunës ndaj një klubi që përfaqëson me krenari komunitetin shqiptar në kryeqytet, është dëshmi e qartë se një pjesë e institucioneve në këtë vend, përfshirë edhe organet e rendit që ishin të pranishëm gjatë incidentit, nuk po i përmbushin as detyrimet minimale kushtetuese për të garantuar barazi dhe siguri për të gjithë qytetarët.

Prandaj, Bashkimi Demokratik për Integrim:

  • Kërkon hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe të plotë për incidentin në fjalë, nga institucionet e sistemit, por edhe nga trupat sportive vendore dhe ndërkombëtare;
  • Kërkon dorëheqje të menjëhershme të zv. Ministrit të punëve të brendshme Astrit Iseni dhe Zv.Ministrja e Sportit, Safije Sadiku Shahini, për shkak të përgjegjësisëpolitike dhe institucionale që lejojnë të ndodhën një ngjarje e këtillë dhe madje as nuk reagojnë , as zëri sju dëgjohet.
  • Kërkon që ky rast të shërbejë si pikë kthese për të rishikuar seriozisht qasjen shtetërore ndaj marrëdhënieve ndëretnike dhe për të ndaluar urgjentisht çdo politikë që prodhon ndarje, përjashtim dhe tension.
    U drejtohemi institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, trupave sportive, mediave dhe shoqërisë civile:
    Mos lejoni që gjuha e urrejtjes dhe dhuna të bëhen normalitet.
    Mos lejoni që sporti të përdoret si skenë për frikësim dhepërçmim etnik.
    Shqiptarët në këtë vend nuk do të pranojnë të trajtohen si të padukshëm , si të dorës së dytë apo si të toleruar.
    Ata janë kontribuues, sportistë, qytetarë të barabartë dhe krenarë të këtij vendi.
    Sot të gjithë duhet të jemi një zë i fuqishëm për drejtësi, për barazi dhe për bashkëjetesë të vërtetë.
    Në krah të çdo të riu dhe çdo institucioni që sulmohet padrejtësisht, ne do të jemi aty – të vendosur dhe të qartë në qëndrimin tonë: Të drejtat tona nuk janë të negociueshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy