Cristiano Ronaldo dhe Al Nassr eliminohen nga Liga e Kampionëve në gjysmëfinale – edhe një vit pa trofe për portugezin  

by Nexhat

Edhe një ditë e keqe për Cristiano Ronaldon dhe Al Nassr, pasi janë eliminuar nga Liga e Kampionëve të AFC-së në fazën gjysmëfinale. 

Al Nassr u eliminua nga ekipi japonez Kawasaki pas një përplasjeje drithëruese në stadiumin “Prince Faisal bin Fahd Sports City”. 

banner

Ronaldo dështoi të shënonte për të ndihmuar ekipin e tij, me Sadio Mane dhe Ayman Yahya që shënuan golat për Al Nassr në humbjen e tyre 3-2. 

 Cristiano dhe skuadra e tij tani ka të ngjarë ta përfundojnë sezonin pa trofe, pasi janë 8 pikë prapa liderëve Al Ittihad në Superligën e Arabisë Saudite. 

Por një ekip saudit dhe një lojtar shqiptar do të jenë në finale, pasi Ezgjan Alioski me ekipin e tij, Al Ahlin, kanë zënë vend në ndeshjen për trofeun, pas fitores 3-1 ndaj Al Hilalit, një ditë më herët.  

Ish-futbollisti i Young Boysit e kompletoi ndeshjen, ndërsa është shprehur shumë i lumtur që do të luajë në finalen e 3 majit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy