Analisti Burim Ramadani konstaton se “nuk do të ketë Qeveri Kurti 3”.
Sipas llogaritjeve të tij, për të votuar qeverinë pas konstituimit të Kuvendit, Kurtit i duhen edhe dy deputetë. Për të cilët tha se nuk ekzistojnë.
“Kurti nëse s’ka mund me bind kerkond me ja votu kryetarin e Kuvendit qysh e bindë me ja votu qeverinë”, tha Ramadani
“Nuk po shoh kurgjë tjetër përveç fakteve brutale, cilat janë faktet brutale?. 61 vota për kryetar të Kuvendit nuk i ka, me gjithë 3 votat e Fatmir Limajt bëhen 60 vota, i vynë edhe një votë. Edhe votat e Limajt nuk i ka të gatshme”, tha Ramadani në Pressing.
Ai tha se një deputet nga minoritetet nuk e voton qeverinë Kurti 3, pra sipas tij duhen edhe dy deputetë.
“Ata dy nuk ekzistojnë”, tha Ramadani.