Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, deklaron që Ministria e Kulturës “po bllokon çdo gjë që mundet”, referuar punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Teksa në monitor shfaqej një draft-dokument për zonat e mbrojtura në atë zonë, Rama tha:
“Ky draft dokument që nuk ka bazë ligjore nuk e thirrë zonë e mbrojtur, por është zona mbrojtëse, pra nuk është zonë e mbrojtur. Ky është draft dokument, nuk ka bazë ligjore”, tha Rama në Pressing për punimet në Prishtinë.
“Ministri flet rrena, flet të pavërteta Hajrullah Çeku, duhet me tregu dokumentin në bazë të cilit ai flet”, shtoi Rama.
“Çdo gjë që ka kërku Ministria e Kulturës ia kemi ofru, kemi qenë shumë bashkëpunues dhe jemi, nuk kemi blloku asgjë, ata çdo gjë që munden me blloku e bëjnë”, shtoi Rama.