Hoxha tregon arsyet pse PDK-ja nuk e voton Haxhiun për kryetare të Kuvendit

by Nexhat

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, tregoi arsyet se pse partia e saj nuk po e voton të propozuarën e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun.

“Është qasja e saj karshi procesit në Hagë, mungesa e hapave të duhur për ta trajtuar çështjen në fjale, gjuha e saj e përdorur.. etj., janë argumente të caktuara që partia jonë nuk dëshiron të këtë një person polarizues në udhëheqje të Kuvendit”, deklaroi Haxhiu në Klan Kosova.

banner

“Ka të bëjë në kuptimin e saj si natyrë, e jo si emër. Në LVV besoj që mund të ketë akterë që mund të kenë një rol më konsensual. Kuvendit i duhet dikush që ndërton konsesuse dhe dikush që shtron terren për dialog të brendshëm”, shtoi ajo.

Tutje ajo shtoi se është në dorën e Kurtit që nëse ai do me kryeneçësi ta shtyjë një person si Albulena haxhiu, t’i bëjë numrat.

“Le ta krijojë 61-shin, ta krijojë shumicën e thjeshtë në Kuvend dhe ta shtyjë përpara zgjedhjen e Haxhiut, në të kundërtën do të duhej të kishte një mundësi të dytë dhe është dorën e partisë së tij që ta gjejnë dhe ta dinë se kush mund të jetë personi që mund ta bëjë këtë punë”.

“Është situatë pak e turpshme dhe më vjen zor të shkoj në Kuvend duke e ditur që është epilogu i njëjtë, pra emri i  njëjtë përsëritet”.

“Mënyra se si mund të dalim nga ngërçi është thjesht në dorën e Lëvizjes Vetëvendosje. Nëse insistimi i Lëvizjes Vetëvendosje është që të jetë patjetër zonja Haxhiu, atëherë është një rrugë, ta krijojë shumicën e thjeshtë në Kuvend, që i bie 61 vota, dhe brenda ditës mund ta zgjedhë edhe zonjën Haxhiu, edhe qeverinë”, përfundoi Haxhiu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy