29
Sot i është shpërthyer vetura private e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të QKUK’së, Osman Hajdari.
Ai para mediave ka thënë se nuk ka obligime ndaj askujt
“Nuk kam kurrëfarë obligimi ndaj askujt kam ardhë në punë si çdo ditë. Për çdo gjë referojuni komunikatës, sepse çdo gjë që them mos po i prishi hetimet”, tha ai Hajdari.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, i tha Gazetës Express se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.