Krasniqi pranon ftesën e Kurtit për konsultime

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kreu  Vetëvendosjes, Albin Kurti, që do të mbahet të enjten para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi ka theksuar se Kosova ka nevojë urgjente për zhbllokim institucional dhe kthim të funksionimit të rregullt të Kuvendit.

banner

““Duke besuar thellësisht se Republika e Kosovës ka nevojë urgjente për zhbllokim institucional dhe për rikthimin e funksionimit të rregullt të institucionit më të lartë legjislativ, si dhe për t’i hapur rrugë afateve kushtetuese për themelimin e Qeverisë, do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese për takim,” ka shkruar ai në Facebook.

Krasniqi ka inkurajuar Kurtin që të reflektojë me përgjegjësi dhe të shfaqë vullnet të sinqertë për formimin e institucioneve të reja.

Ai ka theksuar se zgjedhja e një kandidati apo kandidateje të pranueshme për kryetar të Kuvendit që ka mbështetjen e shumicës së deputetëve është një hap i domosdoshëm, ndërsa për çështjen e nënkryetarëve të Kuvendit, Krasniqi ka bërë të ditur se nuk ka asgjë për të diskutuar, pasi është një e drejtë kushtetuese dhe e përcaktuar qartë.

PDK, sipas tij, do të veprojë me përgjegjësi dhe në përputhje me interesin shtetëror dhe qytetar.

Krasniqi njoftoi gjithashtu se të gjitha qëndrimet e detajuara të partisë do të bëhen publike përmes një konference për media pas takimit me Kurtin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy