Analisti Shkëlzen Maliqi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me ftesën e Albin Kurtit ndaj Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhikut.
Ai tha se kanë të drejtë nëse nuk shkojnë, por formalisht duhet të shkohet dhe sipas tij, s’duhet me qenë kundër bisedimeve.
“Mendoj që kanë të drejtë që nuk po shkojnë, disa parakushte është dashur t’i bëjë ose me kërku falje, me gjetë një mënyrë me hy në komunikim vet Albini”.
“Formalisht duhet me shku, me ia thënë në fytyrë edhe me dal, kështu njëfarë gjesti me bë. Nuk duhet me qenë kundër që me bisedu, i pari me të dytin dhe me të tretin”, u shpreh ai