Murtezaj: I bëj thirrje udhëheqjes së LDK-së t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për takim

by Nexhat

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Prof. Valon Murtezaj, i ka bërë thirrje LDK-së, që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit për takimin e nesërm

“Në politikë, dhe në situata krize, kur Republika e Kosovës nuk ka Kuvend aktiv, dhe as Qeveri aktive, pjesëmarrja në tryezë diskutimi, pa hyrë në asnjë lloj paragjykimi, është vlerë demokratike dhe lidership”

banner

Sipas z. Murtezaj Kosova është shtet i ri dhe është esenciale që dialogu mes palëve të ndryshme, të shmang thellimet e krizave.

Postimi i plotë i z. Murtezaj.

Si një anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i bëj thirrje udhëheqjes së LDK-së t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për takim nesër.

Në politikë, dhe në situata krize, kur Republika e Kosovës nuk ka Kuvend aktiv, dhe as Qeveri aktive, pjesëmarrja në tryezë diskutimi, pa hyrë në asnjë lloj paragjykimi, është vlerë demokratike dhe lidership.

Kosova është shtet i ri dhe është esenciale që dialogu mes palëve të ndryshme, të shmang thellimet e krizave.
Pjesëmarrja në tavolina diskutimi nuk është dobësi, përkundrazi, promovon vlerat demokratike dhe ndihmon në ndërtimin e një konsensusi për çështje komplekse dhe të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj/ Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy