Përleshje në Prishtinë – Therren me thikë dy persona, dërgohen në QKUK: Policia e prokuroria hetojnë rastin

by Nexhat

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në lagjen Kalabria në Prishtinë,

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

banner

Nga policia është shtuar se për shkak të përleshjes dy persona kanë marrë lëndime nga thika, të cilët janë dërguar në QKUK.

‘‘Rreth orës 13:00, është raportuar për një përleshje në mes të disa personave në lagjen Kalabria, në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është  bërë e ditur se për pasojë  dy persona kanë marrë lëndime nga arma e ftohët (thika).

Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, të cilat  kanë  rezultuar me identifikimin e të dyshuarit i cili më pas është paraqitur në polici.

Aktualisht  në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen’’, ka njoftuar Policia

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy