PPE miratoi rezolutën e PD për zgjedhjet, reagon Rama: Alibia e humbjes ka filluar

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në X lidhur me miratimin unanim që PPE bëri për rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.

Kryeministri Rama e ka cilësuar këtë rezolutë si një alibi të Partisë Demokratike për humbjen që sipas tij kjo forcë politike do të ketë në 11 maj.

banner

“Alibia e humbjes paska filluar në gjirin e PPE, ku salla bosh e partive simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore për humbjen e lirisë së zgjedhjeve. Një tekst kua-kua-kuash që tregon se iluzioni i ëmbël i Latif magjistarit, po ia le vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 majit”,-shkruan Rama në X.

Kujtojmë se Partia Popullore Europiane (PPE) ka miratuar një rezolutë të propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Në këtë rezolutë të propozuar nga PD ngrihet shqetësimi për manipulimin elektoral, kapjen e shtetit dhe rrënimin e standardeve demokratike në Shqipëri nën qeverisjen e Edi Ramës, në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy