Raporti i GAP: Kosova e para në Evropë për pjesëmarrjen më të ulët të grave në tregun e punës

by Nexhat

Instituti GAP ka publikuar një raport, “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”, ku ndër tjerash ka dhënë detaje për numrin  fuqisë punëtore jo-aktive,

GAP ka treguarse nga gjithsej 613,029 persona jo-aktiv në treg të punës në Kosovë, 402,847 (66%) janë gra, ndërsa 210,182 (34%) janë burra.

banner

Nga ky institut, theksohet se kjo do të thotë se shkalla e jo-aktivitetit ekonomik tek gratë është për 32 pikë përqindje më e lartë se e burrave. Pra, fuqia punëtore jo-aktive dominon për vite me radhë në tregun e punës në vend.

Po ashtu, në raport thuhet se në nivel botëror, Kosova radhitet e pesta për pjesëmarrjen më të ulët të grave në treg të punës, dhe e para në Evropë.

Tutje, shtohet se sfidat që gratë hasin për të hyrë në treg të punës përfshijnë: detyrat e kujdesit për familjen, mungesën e kopshteve për fëmijë, mospërshtatjen në mes të aftësive të tyre dhe kërkesave të tregut të punës, mungesën e kontratave të punës formale, pagat e ulëta dhe hendekun gjinor të pagave, mungesën e kompensimit për orët e tepërta dhe punën praktike, mbështetjen e pamjaftueshme nga qeveria, frikën e humbjes së ndihmave sociale, mundësitë e kufizuara të transportit dhe tjera të ngjashme

Më tej, theksohet se sipas të dhënave të fundit nga Anketa e Fuqisë Punëtore (AFP) në Kosovë, niveli i papunësisë së grave është më i lartë se burrave për 8.7 pikë të përqindjes. Dallimet nga papunësia e grave në muajt e parë të vitit dhe muajt e fundit për më tepër tregojnë dekurajim dhe lëvizje drejt jo-aktivitetit.

Përveç këtyre, theksohet edhe se gratë të cilat jetojnë në zona rurale janë dyfish më të prirura të qëndrojnë ekonomikisht jo-aktive krahasuar me ato të cilat jetojnë në zona urbane. Sipas studimeve, në familjet të cilat pranojnë remitanca, pjesëmarrja në treg të punës është më e ulët, veçanërisht pjesëmarrja e grave. Ndikimi i remitancave në rritjen e pagës rezervë ndikon negativisht në ofertën e punës. Bazuar në faktin se Kosova pranon vlerë të lartë të remitancave (1.35 miliardë në 2024), ato ndikojnë ndjeshëm në sjelljen e tregut të punës duke siguruar një burim shtesë të të ardhurave familjare.

Sipas të dhënave të ASK-së, remitancat janë burim kryesor i të hyrave për rreth 7% të ekonomive familjare.26 Kjo siguri financiare u mundëson përfituesve të jenë më selektivë në kërkimin e punës dhe të qëndrojnë joaktivë në tregun e punës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy