Të përzegjedhurit e Mickoskit, VLEN, reagojnë për vizitën e Ahmetit në Kosovë dhe takimin me presidentën Osmani

by Nexhat

Për vizitën e djeshme në Kosovë të kreut të integristëve Ali Ahmeti e ku u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë reaguar të përzegjedhurit e kryeministrit maqedon Hristijan Mickoski si përfaqësues të shqiptarëve në qeverinë e MV-së, i ashtuquajturi koalicioni VLEN.

Nga koalicioni VLEN, “përfaqësuesit” e shqiptarëve në institucionet e MV-së, i bëjnë thirrje BDI-së të ndalojë ekskurzionet dhe të fillojë me reformat brenda partiake.

banner

Sipas tyre, pozita e shqiptarëve është duke shënuar përparim me qeverinë e kryeministrit maqedon pro-rus dhe pro-serb ,Hristijan Mickoski

Kumtesa e plotë

VLEN e dënon publikisht këtë retorikë luftarake dhe nxitëse, sidomos kur ajo vjen nga një strukturë politike e cila ka qenë në qeveri nga viti 2002 deri në vitin 2024! Në stilin e diktatorëve komunistë nga të cilët edhe sot gjen frymëzim, Ali Ahmeti vazhdon të propagojë për amikun imagjinar dhe rrezikun e jashtëm sikur të ishim duke jetuar në kohën e Luftës së ftohtë, si mënyrë e vetme për të ruajtur kolltukun e rehatshëm qeveritar.

Por, kohërat kanë ndryshuar. Sot Maqedonia e Veriut është vend anëtar i NATO-s dhe kontribues për paqen globale. Si i tillë, vendi jonë nuk është nën kërcënim nga askush, as nga brenda as nga jashtë!

I bëjmë thirrje opozitës shqiptare të ndalojë me këto ekskurzione banale dhe të fillojë urgjentisht me reformën e mirefilltë të brendshme. E vetmja parti politike e cila vazhdon të ngelet e pareformuar dhe të drejtohet nga lideri i përjetshëm ngelet BDI-ja! Është turp që një ish Ministër i jashtëm të përdorë formulime dhe kualifikime te tilla per vendin e tij. Është turp që lideri i cili më së gjati dhe më së shumti ka sjfrytëzuar beneficionet e pushtetit dhe i ka keqpërdorur ato, të shfryjë vrer ndaj shtetit vetëm sepse tani është në opozitë

Kthjelluni! Me këtë qasje nuk është çudi që BDI është kthyer në parti non grata dhe asnjë diplomat i huaj e as ambasador i vendeve aleate e partnere nuk do të takohet me ju”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy