Trepça në finalen e madhe, bie Sigal Prishtina

by Nexhat

Trepça është kualifikuar në finalen e madhe të ‘Play-off-it’, pasi mundi Sigal Prishtinën, me rezultat 84-80, të mërkurën në kryeqytet, në ndeshjen e katërt të gjysmëfinales.

Skuadra mitrovicas kalon në finale me serinë e fitoreve prej 3-1.

banner

Dueli i katërt i dy rivalëve të vjetër në basketbollin tonë, ka dhuruar një sfidë tejet interesante derisa në fund fitores iu gëzuan ‘Xehetarët’ me katër pikë epërsi 84-80.

Tekele Mozet Cotton i Trepçës ishte basketbollisti më i dalluar në ndeshje, me 18 pikë, derisa te Prishtina u dallua Ricky Tarrant me 16 pikë.

Në finale Trepça e pret fituesin e ndeshjes Peja – Bashkimi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy