21
Richard Grenell, Emisar Special i Presidentit Donald Trump po përmendet si Këshilltar i ri për Siguri Kombëtare pasi u bë e ditur se nga aty do të largohet Mike Waltz, sipas Politico’s. Waltz javë më parë ishte përfshirë në një skandal pasi kishte shtuar një gazetar në një grup të platformës “Signal” ku zyrtarë të Administratës së SHBA’së po diskutonin për sulmet ndaj Jemenit.
Trump sot ka njoftuar se planifikon që Waltzin ta çojë në OKB si ambasador.
Grenell në të kaluarën kishte deklaruar se nuk kishte dashur ta marrë postin e Këshilltarit për Siguri Kombëtare.