22
Grupi qytetar “Asnjë Cent Më Shumë” ka njoftuar se nesër, në ora 11:00, do të dorëzojnë zyrtarisht padi.
Padia do të jetë kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji në lidhje me vendimin e fundit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
“Padia do të dorëzohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Pallati i Drejtësisë. Pas dorëzimit të padisë, përfaqësues të grupit do të japin një deklaratë për media, ku do të shpjegohen bazat ligjore të padisë dhe pasojat që ky vendim i ZRRE-së po shkakton mbi mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftim.