Albert Krasniqi nga Demokracia Plus e përshkroi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si një “idhnak, i cili nuk pranon të humbë”.
“I quan bllokuese partitë opozitare, ndonëse është ky bllokuesi…”, tha Krasniqi.
“Zotëri Kurti nuk është i gatshëm ta dorëzojë pushtetin, edhe atëherë kur e ka humbur pushtetin nuk e ka pranu me ja bërë dorëzimin z.Hoti i cili ishte zgjedhur e kishte lënë zv.ministrin në atë kohë. Dmth është një idhnak që nuk pranon të humbë dhe nuk ju bindet rregullave të lojës të cilat kur nuk i konvenojnë rregullat e njëjta i interpreton në bazë të situatës në të cilën ai gjendet vetë”, tha Krasniqi në Pressing