Krasniqi pas takimit me Kurtin dhe tentimit të tij për votim të fshehtë: Perdet ranë, bllokues, ky koalicion nuk i ka numrat, pikë

by Nexhat

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar edhe njëherë rreth dështimit të sotëm të seancës konstituive, ku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se partia që udhëheq ai s’do të heshtë përballë bllokadës e paaftësisë, .

Krasniqi, ka potencuar se VV-ja nuk i ka numrat dhe se propozimi i Avni Deharit për votim të fshehtë për kryetar të Kuvendit, është skemë që s’prodhon shumicë.

banner

‘‘Ne jemi këtu për Kosovën. Dhe për Kosovën, ulemi gjithmonë. Por kurrë s’do të heshtim.

Jo përballë bllokadës. As përballë paaftësisë. E as për mungesën e vullnetit për zgjidhje.

Perdet ranë. Dhe me to, edhe një tjetër tentativë për viktimizim. Sheshit po shihen bllokuesit. Po zbulohen edhe taktizuesit me fatin e qytetarëve.

Por, skemat s’prodhojnë shumicë, vetëm të vërtetën. Ky koalicion nuk i ka numrat – pikë’’, ka shkruar ai.

Tutje, i njëjti ka deklaruar se PDK s’i fshihet asgjëje, dhe se do të respektojë gjithmonë besimin dhe mandatin e qytetarëve.

‘‘PDK nuk fshihet mbrapa asgjëje dhe është gjithmonë e gatshme t’ua thotë në sy – secilit – qëndrimet dhe pozicionet e saj. Imponimet tek ne nuk kalojnë.

Mirë se vini në DEMOKRACI. PDK është dhe do të jetë gjithmonë këtu – duke respektuar besimin dhe mandatin e qytetarëve. Për Kosovën. Për të ardhmen!’’, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Memli Krasniqi kanë zhvilluar një takim në Kuvend, para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, takim që është bërë në lidhje me ngërçin në parlament dhe me ftesë të Kurtit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy