Limaj: Kjo që ndodhi sot s’është në praktikën parlamentare, duhet të ketë takime, bashkëbisedime

by Nexhat

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se “kjo që ndodhi sot nuk është në praktikën parlamentare”, ndërsa komentoi para gazetarëve propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për të votuar për kryetar të Kuvendit “në mënyrë të fshehtë”.

Aiu tha se s’ka qenë e nevojshme “të shkojnë dy muaj për të ardhur tek ajo që ka ndodhur sot”.

banner

‘Politika kështu bëhet, bashkëbisedoni, takoheni, tentoni për të gjetur zgjidhje. Por, nuk duhet asnjëherë të përjashtohen mundësitë e takimeve e bashkëbisedimeve. Më vjen mirë që atë që e kam thënë para dy muajsh, për tema nacionale, për tema në interes të shtetit duhet të dialogohet”, tha Limaj.

Ai tha se deputetët do të bënin shkelje nëse do të pranonin të votonin në mënyrë të fshehtë.

“Nuk zgjidhen organet e Kuvendit e Qeveria pa pasur shumicën parlamentare. E rëndësishme për mua është që po vijnë te ato që kam thënë para dy muajsh, duhet të takohen, të bashkëbisedojnë. Unë jam për një politikë racionale, e jo për politika reaguese me mllef. Kjo nuk është rruga që duhet të ndiqet, është praktika parlamentare që kryetari i Kuvendit zgjidhet me vota të hapura. Asnjë variant tjetër që bën shkarje nga praktikat parlamentar e bën shkelje, ne nuk bëhemi pjesë të atyre praktikave”, tha Limaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy