Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka kritikuar VV’në për sjelljen në Kuvend, ku thotë se seanca u ndërpre në mënyrë arbitrare.
Krasniqi në emisionin Pressing në T7 tha se mënyra e votimit e propozuar sot nga VV ishte një tentim për votë të korruptuar.
Ai thekson se është mirë që një mënyrë e tillë nuk ka kaluar, pasi duhet të ketë transparencë totale.
“Kjo ka qenë një tentim për votë të korruptuar. Ky është tentim për të manipuluar rezultatin e deputetëve, dhe kështu në mënyrë të fshehur të bëjnë një kontrabandim të zgjedhjes së Haxhiut për kryetare të kuvendit. Është mirë që nuk ka kaluar një mënyrë e tillë e votimit”, tha ai.
Tutje, ai tha se pasi kjo mënyrë e votimi të fshehtë nuk ka kaluar, është dashur që të vazhdohej seanca me votim të hapur.
“Nëse mënyra e propozuar nuk ka kaluar, është dashur të vazhdohej me votimin e hapur, jo ta ndërpresësh në mënyrë arbitrare”, përfundon Krasniqi.