Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, ka hedhur poshtë idenë se Lamine Yamal është lojtari më i mirë në botë aktualisht, në një natë kur analistët, lojtarët dhe shtypi u joshën nga një performancë brilante e 17-vjeçarit.
Adoleshenti i Barcelonës shënoi golin e parë të Barcelonës dhe goditi dy herë shtyllën, por ishte në zemër të gjithçkaje të mirë që bënë katalunasit ndaj Interit.
Ishte Marcus Thuram ai që hapi serinë e golave për Interin në minutën e parë me një goditje të shkëlqyer me thembër
Pas ndeshjes, pothuajse të gjithë ishin dakord se Lamine Yamal ishte ndër më të mirët e të gjitha kohërave në moshën e tij, dhe disa filluan të pyesnin nëse kishte ndonjë lojtar më të mirë në botë aktualisht
“Jo, nuk mendoj kështu. Lojtari më i mirë në botë është francez. Lojtari i dytë më i mirë, mendoj, është gjithashtu francez. Ata janë Ousmane [Dembele] dhe Kylian [Mbappe]”.
“Yamal është ndoshta i treti”, ka thënë Thuram për Canal+.
Is Lamine Yamal the best player in the world?
— The Touchline | Football Coverage (@TouchlineX) April 30, 2025
🚨🗣️ Marcus Thuram: "No… The best player in the world is French. And the second best too. After that, Lamine Yamal… The best players are Dembélé and Mbappé." pic.twitter.com/jj7bekHYlx