Operacioni “Dritarja” në Prishtinë: Arrestohen tre persona dhe sekuestrohet kokainë

by informim peje

Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë ka arrestuar tre të dyshuar në kuadër të operacionit të quajtur “Dritarja”.

Në aksionin e djeshëm të realizuar në Prishtinë është kapur edhe një sasi e drogës së llojit kokainë.

banner

“Fillimisht është arrestuar i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar), të cilit i janë gjetur 0.44 gr substancë që dyshohet të jetë kokainë. Pastaj, hetuesit e DHTN-së, të mbështetur nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, kanë kryer kontrolle në një shtëpi, ku janë gjetur dhe sekuestruar provat: rreth 56.9 gr substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, para (euro dhe valuta të shteteve të ndryshme) dhe dëshmi tjera që do të përdorën në procedurë të mëtejme gjyqësore”.

Policia njofton se ka kryer kontrolle edhe në një shtëpi tjetër, ku janë gjetur edhe 10.8 gr substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, dy peshore, nëntë fishekë etj.

“Gjatë operacionit policor janë arrestuar, pos të dyshuarit të lartcekur edhe: K.A., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar) dhe S.S., (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar), po ashtu policia ka njohuri edhe për një të dyshuar tjetër që është në arrati”.

Pas intervistimit, dy nga të dyshuarit (K.A. dhe S.S.), me aktvendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy