Rama nga Berati: Në garën tonë të 10-të, do të marrim një fitore me notën 10-të

by Nexhat

Kryesocialisti Edi Rama u ndal në qytetin e Beratit mbrëmjen e së enjtes ku zhvilloi një takim elektoral me qytetarët.

Në fjalën e tij ai tha se duke parë të mbushur sheshet në të gjitha qytetet e Qarkut të Beratit është i bindur se në garën e dhjetë, socialistët do të marrin një fitore me notën dhjetë.

banner

Kam besimin dhe vendosmërinë timë më të madhe për të marrë në garën tonë të 10-të një fitore me notën 10-të”, u shpreh kryesocialisti.

Më tej Rama theksoi se Berati dhe gjithë Shqipëria është transformuar e gjitha në 12 vite dhe këtë e tregon numri i turistëve dhe viztitorëve që kanë ardhur në vendin tonë.

Mbase është një mbrëmje shumë e bukur për të kujtuar pak se kur ne e nisëm këtë rrugëtim sëbashku me mbështetjen e shumëkujt që këtu ësëtë në një moshë më të mëdhe, nuk kishte rrugë për të ardhur në Berat. Të gjthë ata që e kanë jetuar atë kohe e dinë që vije deri në Lushnjë, e pastaj merrje kthesën e futesh në një shteg pafund gropash e pluhuri, që nuk të çonte drejt zemrës së një Shqipërie turistike si Berati, por sikur të çonte drejt një vendi të humbur. Kur ne morëm detyrën numëroheshin 30 mijë turistë dhe vizitorë, vjet Berati e mbylli me 1 milionë turistë dhe vizitorë. Kjo është një nga faktet më kokëforta. Ashtu sikundër vetë Shqipëria nga 1 milionë e pak turistë që ishin kryesiosht vëllezër e motra nga trojat shqiptare, në 12 milionë turistë vitin e shkuar. Nëse sot ky qytet buzëqesh, nëse sot ky qyetet ka një ndriçim të veçantë dhe nëse hyn në çdo rrugicë dhe gjen një derë të hapur, kjo do të thotë se në të gjithë qarkun e Beratit është ndërtuar një ekonomi e re te turizmi dhe prodhimit që vijnë nga fshati”, tha Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy