Real Madridi thuhet se është gati ta shesë sulmuesin anësor, Rodrygo Goes, gjatë afatit kalimtar të verës, pas interesimit të madh nga Liga Premier.
Sipas Defensa Central, e ardhmja e Rodrygos te Real Madridi është në dyshim, me raportet që sugjerojnë se ai mund të largohet këtë verë.
Si Manchester City ashtu edhe Manchester United po e ndjekin situatën nga afër dhe janë gati të tentojnë transferimin e brazilianit.

Sulmuesi anësor huhet se ka kërkuar një rritje page, të cilën bordi i Real Madridit e sheh si një sinjal se ai mund të dëshirojë të largohet. Presidenti i klubit, Florentino Perez, thuhet se ka një plan për largimin e tij.
Real Madridi thuhet se kërkon rreth 80 milionë euro për Rodrygon, me Cityn që thuhet se është i interesuar për të që nga sezoni i kaluar. Një transferim në Etihad tani duket më i mundshëm se më parë.
Forma e Rodrygos këtë sezon ka qenë e paqëndrueshme, duke çuar në pikëpyetje nëse ai mund të arrijë nivelin e pritur në Madrid. Paraqitjet e tij të fundit në La Liga mund të përcaktojnë trashëgiminë e tij në klub.