Shpërthimi në veturën Hajdarit të QKUK’së, Kurti: Aksion me elemente terroriste, nuk i trembem

by Nexhat

Kryeministri ne detyre , Albin Kurti, ka reaguar pas shpërthimit të veturës së ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari, duke e cilësuar aktin si kriminal dhe të papranueshëm.

Në një postim në Facebook, Kurti theksoi se krimi i organizuar dhe aktet me elemente terroriste nuk do ta ndalin qeverinë në përpjekjet e saj për reforma.

banner

“Sulmi i djeshëm ndaj z. Hajdari është dëshmi se përballë jemi me struktura që po u preken interesat e ngushta të instaluara për më shumë se 20 vjet në institucionet tona. Por akte të tilla nuk na ndalin – përkundrazi, na bëjnë edhe më këmbëngulës në rrugën tonë”, theksoi Kurti.

Kryeministri në detyrë, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, zhvilloi një takim me Hajdarin dhe Drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Elvir Azizi.

Ai i bëri thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të zbardhin sa më parë rrethanat e këtij rasti dhe të sjellin para drejtësisë autorët e aktit.

“Reformat që kemi nisur në çdo institucion publik janë të thella dhe në thelb kanë mbrojtjen e interesit publik dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët. Këto procese do të vazhdojnë pa kompromis”, përfundoi Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy