Tahiri: Takimet me kundërshtarët politikë janë fushëbetejë që s’guxojnë të shmangen, në të kundërt dukesh i dobët

by Nexhat

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, u është përgjigjur zyrtarëve të LDK-së, të cilët e kanë “thumbuar” Memli Krasniqin për takimin e sotme me Albin Kurtin.

Ai ka bërë me dije se takimet me kundërshtarët politikë janë fushëbetejë që nuk duhet të shmangen.

banner

Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se shmangia të bën të dukesh i dobët.

“Takimet me kundërshtarët politikë, për ata që merren me politikë, janë fushëbeteja që nuk guxojnë të shmangen. Shmangia të bën të dukesh i dobët. Edhe sot, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e bëri të qartë se jemi këtu dhe nuk bëjmë asnjë kompromis në dëm të qytetarëve të Kosovës. PDK është e vendosur ta bëjë Kosovën #MaMirë – dhe këtë do ta arrijmë me Bedri Hamzën si Kryeministër”, ka shkruar Tahiri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy