Vendimi i fundit nga Federata Futbollit nuk mirëpritet nga tifozët

by jonzefaj

Federata e Futbollit ka tërbuar tifozët me vendimin që mori për të ngritur çmimet e finales së madhe të FA Cup më 17 maj në “Wembley Stadium”.

Biletat e kategorisë së parë do të kushtojnë 175 stërlina, me një rritje prej 30 stërlinash (20%) krahasuar me finalen e 2024-ës.

banner

Ndërsa bileta e kategorisë së dytë do të kushtojnë 125 stërlina, me një rritje 10 stërlina (8.7 %). Kategoria e tretë do të kushtojë 75 stërlina (7% rritje) ndërsa e katërta vlen 50 stërlina që do të thotë  rritje prej 5 stërlinash (11%).

Federata Angleze është kontestuar fuqishëm nga tifozët e ekipeve të Manchester City vs Crystal Palace, të cilët janë rebeluar ndaj këtij vendimi. Federata e Futbollit ka bërë me dije se të gjitha shumat e përfituara nga shitja e biletave do të investohen përsëri në mbarvajtjen e këtij sporti.

Rreziku që “Wembley” të ketë shumë vende të bosh është i madh duke parë se çfarë ndodhi në gjysmëfinalen mes Sitit dhe Notingemit. Me qindra tifozë të Sitit nuk blenë bileta dhe bënë që stadiumi i tyre të ishte diçka e trishtë për tu parë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy