Visar Azemi: Nuk i nënshtrohemi arrogancës politike

by Nexhat

Visar Azemi nga Lidhje Demokratike e Kosvës tha se qëndrimi i tyre është i qartë dhe i pandryshueshëm.

Përmes një postimi në Facebook Azemi tha se nuk i nënshtrohen arrogancës politike dhe se LDK qëndron me qytetarët duke shtuar se nuk do të ketë kompromise.

banner

“Qëndrimi ynë është i qartë, i vendosur dhe i pandryshueshëm.

LDK qëndron me qytetarët – me ata që besojnë në institucionalitet, në vlerat demokratike dhe në një të ardhme të ndërtuar mbi parime. Ne nuk i nënshtrohemi arrogancës politike. As nuk bëjmë kompromis me dinjitetin e qytetarit, me rendin institucional apo me interesin e vendit. Nuk mund të ketë mirëkuptim me ata që mashtrojnë, ofendojnë dhe veprojnë në mënyrë arbitrare. Nuk ka bashkëpunim me ata që nuk njohin as normat njerëzore, as ato demokratike. LDK qëndron konsistente – para, gjatë dhe pas çdo procesi zgjedhor. Kjo është arsyeja pse mbështetësit tanë sot ndihen krenarë. Ky është zotimi ynë. Ky është dallimi ynë.”, ka shkruar Azemi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy