Grupi “Asnjë cent ma shumë” e çon në Gjykatë ZRRE-në për shtrenjtimin e rrymës

by Nexhat

Grupi “Asnjë Cent Më Shumë” ka dorëzuar zyrtarisht padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në lidhje me vendimin e fundit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Pas dorëzimit të padisë, avokati Ardian Bajraktari tha se vendimi për shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike është marrë duke u bazuar në shkelje dhe është diskriminues.

banner

“Ne sapo dorëzuam padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Kërkojmë anulimin e vendimit për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike. Vendimi është marrë me shkelje dhe është i natyrës diskriminuese. Jemi përpjekur të dëshmojmë që vendimi duhet të kthehet në piken zero pasi ka pasoja zingjirore dhe të pariparueshme. Ne sot do ti drejtohemi edhe avokatit të popullit që të involvohet në këtë çështje”, ka deklaruar ai.

Ndërsa Ali Sefaj nga grupi “Asnjë Cent ma shumë” tha se besojnë që gjykata do të vendos konform kërkesave të tyre.

“Gjykata është institucioni ku do ta atakojmë këtë vendim. Ne besojmë që do të vendos konform kërkesave tona”, theksoi ai./rtk/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy