Mes ndryshimeve që pritet të ndodhin në verë për Real Madridin, nuk do të ketë mungesë skuadrash që do kërkojnë të transferojnë lojtarë nga ‘Santiago Bernabeu’.
Ka pasiguri sa i përket një numri lojtarësh, teksa edhe trajneri i ri ende nuk është emëruar.
Një nga ekipet që kanë shprehur interesim për disa prej lojtarëve të Real Madridit është edhe Interi.
‘Nerazzurrët’ ishin lidhur më parë me një transferim të mundshëm të Nico Paz, por me të ardhmen e reprezentuesit argjentinas potencialisht në Bernabeu gjithashtu, Interi u lidh me Arda Guler si një alternativë qoftë si huazim apo si marrëveshje e përhershme
Emri i tij është përmendur sërish me Interin në Itali sipas Mundo Deportivo, të cilët i referohen raportimeve nga atje.
Për më shumë, ata tashmë kanë thënë se edhe Dani Ceballos ështën një opsion për të cilin ata janë të interesuar nëse do të jetë i gatshëm.
Guler ka qenë i palumtur me minutat që ka marrë këtë sezon dhe ka pasur shumë thashetheme se ai mund të kërkojë largimin si huazim apo përgjithmonë këtë verë.

Carlo Ancelotti ka marrë shumë kritika që nuk i dha shumë hapësirë Gulerit, ndonëse talenti turk ka pasur mungesë konsistence sa herë është paraqitur.
Dani Ceballos ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij tek Real Madridi, që do të thotë se ‘Los Blancos’ janë të etur të fitojnë një shumë nga shitja e tij.
Ceballos ka shfaqur në shumë raste se mund të jetë shumë vendimtar, por sezoni i tij u pengua nga lëndimet dhe mungesa e minutave