Juventusi e ka prioritet transferimin e yllit të Real Madridit për ta përforcuar mbrojtjen

by Nexhat

Real Madridi po përgatitet për një verë ndryshimesh këtë vit, me trajnerin Carlo Ancelotti është parashikuar të largohet dhe së bashku me të edhe disa lojtarë të tjerë. 

Xabi Alonso është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e madrilenëve, por nuk është e qartë se kë do të dëshirojë ai ta mbajë, ta largojë apo ta sjellë. 

banner

Jesus Vallejo duket i vetmi që është e sigurt se do të largohet, porduket që edhe Lucas Vazquez dhe Luka Modric nuk do të rinovojnë kontratat përtej Kupës së Botës për Klube. 

Së fundmi u raportua gjithashtu se edhe Rodrygo Goes ka gjasa të mëdha që të largohet në verë gjithashtu

Një tjetër pozicion që ka ngjallur reagime këtë sezon është mbrojtësi i majtë. Ferland Mendy ka vuajtur me lëndime gjatë tërë sezonit, ndërsa ka pasur mungesë besimi tek Fran Garcia dhe kjo është demonstruar nga fakti që Carlo Ancelotti ka përdorur David Alaban dhe Eduardo Camavingan në atë pozicion në ndeshjet e mëdha. 

Mundo Deportivo ka raportuar se Garcia ka interesim nga Italia, më saktësisht nga Juventusi. 

‘Zonja e Vjetër’ me gjasë do të jetë në gjueti për një zëvendësues të Andrea Cambiasos dhe do të ishin të gatshëm ta transferonin spanjollin si huazim me opsion blerje për 20 milionë euro. 

I diplomuari nga akademia e Castillas ka pasur vështirësi që t’i bindë drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij pasi u rikthye nga Rayo Vallecano. 

25-vjeçari teorikisht ishte paraparë që të vazhdonte tek Real Madridi edhe sezonin e ardhshëm, pasi Alphonso Davies vendosi të qëndrojë tek Bayern Munichu më herët këtë vit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy