Kosova bie në vendin e 99 në Indeksin e Lirisë së Shtypit – AGK: Alarm për gjendjen e mediave

by informim peje

Kosova ka shënuar një rënie të re dhe shqetësuese në Indeksin Vjetor të Lirisë së Shtypit për vitin 2025, të publikuar nga Reporterët pa Kufij (RSF), duke u renditur në vendin e 99 nga 180 shtete, rënie drastike krahasuar me vitin e kaluar kur ishte në vendin e 75.

Raporti thekson se gazetarët në Kosovë janë shënjestra të vazhdueshme të sulmeve politike dhe shpesh quhen padrejtësisht “bashkëpunëtorë të armikut”.

banner

Po ashtu, kritikohet miratimi i Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), që sipas RSF-së rrezikon të politizojë këtë organ.

“Edhe pse media ka qenë e suksesshme për të mbajtur politikanët përgjegjës, gazetarët kanë vazhduar të jenë target i sulmeve politike…”, thuhet në raport, ku përmenden edhe rritja e padive SLAPP, pengesat në qasje në dokumente publike, vëzhgimi i gazetarëve dhe kërcënimet ndaj tyre.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar me këtë renditje, më e ulëta në dhjetë vitet e fundit. AGK e konsideron këtë si pasojë të një politike armiqësore ndaj mediave në dy vitet e fundit nga qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

AGK i bën thirrje institucioneve dhe shoqërisë civile që të punojnë bashkë për të përmirësuar gjendjen, përfshirë hartimin e një ligji të ri për KPM-në që garanton pavarësinë dhe funksionalitetin e saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy