Kosova në vendin e 99-të për lirinë e mediave, Tahiri: Edhe një argument shtesë pse Qeveria Kurti s`duhet të vazhdojë

by Nexhat

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, është shprehur i shqetësuar me renditjen e Kosovës në vendin e 99-të, në raportin për lirinë e mediave.

Ai ka bërë me dije se kjo është renditja më e ulët e Kosovës në dekadën e fundit.

banner

Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se kjo është edhe një argument shtesë se pse Qeveria Kurti nuk duhet të vazhdojë.

“Kosova në vendin e 99-të për lirinë e mediave — më poshtë se kurrë në 10 vitet e fundit. Kjo është edhe një argument shtesë – në mesin e shumë të tjerëve – pse Qeveria Kurti nuk duhet të vazhdojë. Angazhimi ynë duhet të jetë për ta bërë Kosovën #Mamirë. Dhe Kosova nuk bëhet #MaMirë me një qeveri që çdo ditë e ka mision cenimin e fjalës së lirë dhe mbytjen e zërave kritikë që vijnë nga mediat e lira. Raporti i Reporterëve pa Kufij për vitin 2025 është një kambanë e fortë alarmi: Kosova ka pësuar një tjetër rënie të thellë në renditjen globale për lirinë e shtypit, duke zbritur në vendin e 99-të – pozita më e ulët në dekadën e fundit”, ka shkruar ai, duke shtuar se ky regres nuk është rastësi.

“Ky regres nuk është rastësi. Është pasojë e drejtpërdrejtë e sulmeve politike ndaj gazetarëve, përpjekjeve për t’i etiketuar ata si “bashkëpunëtorë të armikut”, si dhe tentativave të qarta për të kapur Komisionin e Pavarur të Mediave dhe për të ndërhyrë në RTK. Në këtë klimë shqetësuese, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar si antikushtetues ligjin për KPM-në ishte një fitore e madhe për demokracinë dhe për lirinë e fjalës. Pa atë vendim, Kosova sot do të ishte edhe më poshtë në këtë renditje të turpit”, ka shkruar Tahiri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy