Mbyllet për qarkullimin e autobusëve gjatë fundjavës rruga “Agim Ramadani” në kryeqytet

by Nexhat

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë fundjavës, më 3 dhe 4 maj 2025, rruga “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullimin e autobusëve dhe mjeteve të rënda, për shkak të punimeve infrastrukturore në këtë segment rrugor.

Drejtoria e Shërbimeve Publike përmes një njoftimi ka thënë se të gjitha linjat e transportit publik urban – si ato publike ashtu edhe private – do të devijohen përkohësisht dhe do të kalojnë në rrugë alternative si: Rruga UÇK, Rruga Migjeni, Rruga Luan Haradinaj, Rruga Ukshin Hoti, Rruga Robert Doll, Rruga Eqrem Çabej, Rruga Dëshmorët e Kombit, Rruga Bajram Kelmendi.

banner

Ndërkohë, nga data 3 deri më 7 maj 2025, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve motorike me peshë mbi 12.5 ton në këtë zonë, për të mundësuar zhvillimin pa pengesa të punimeve.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe operatorëve të transportit për mirëkuptim dhe bashkëpunim, derisa të përfundojnë ndërhyrjet e planifikuara

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy