Nisin hetimet për korrupsion ndaj Faton Pecit dhe Vjosa Osmanit – Mehmetaj flet për 97 raste të dyshuara

by jonzefaj

Hetimet për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, dhe presidentes së vendit, Vjosa Osmani, kanë marrë një kthesë të re, pas dëshmisë së dhënë nga një qytetar në Njësinë për Krime Ekonomike të Policisë së Kosovës.

Lirim Mehmetaj, i cili ka dorëzuar materiale të shumta në lidhje me këto raste, konfirmon se ka përfunduar pjesën e parë të deklaratës në polici, ku ka dokumentuar tri rastet e para kundër ministrit Peci, nga gjithsej 97 dosje të përgatitura ndaj tij.

banner

Sipas tij, rasti i parë lidhet me keqpërdorime në procesin e importit të kafshëve për therje në Kosovë, përfshirë dhënien dhe rikthimin e dyshimtë të lejeve, si dhe mungesën e dokumentuar të rreth 55 mijë kafshëve çdo vit. 

Rasti i dytë përfshin dhënien në mënyrë të jashtëligjshme të një objekti për fabrikën e përpunimit të mbetjeve shtazore. 

Ndërkohë, rasti i tretë lidhet me kompaninë “Apetit”, e cila importonte mish nga Brazili dhe e eksportonte si mish i freskët nga Kosova drejt Shqipërisë.

Për presidenten Vjosa Osmani, Mehmetaj ka përmendur fillimisht dy raste, duke nisur nga aktivitetet në zyrat e Listës Guxo në Prishtinë, si dhe një lidhje të dyshimtë me ndërmjetësin Bardhyl Hasanpapaj, i përshkruar si ofrues i parave cash për presidenten. 

Në vazhdim pritet të dorëzohen rreth 50 raste të tjera të dyshuara për korrupsion dhe pastrim parash që e përfshijnë Osmanin.

Rastin e mbikëqyr prokurori Kujtim Munishi, për të cilin dëshmitari ka ngritur dyshime, por pa paragjykime të drejtpërdrejta.

Në fillim të hetimeve është identifikuar një problem procedural, pasi hetuesi i parë rezultoi të ishte përfitues i subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë, duke çuar në zëvendësimin e tij. Ky reagim i shpejtë nga shefi i Njësisë për Krime Ekonomike është vlerësuar nga dëshmitari.

Sipas tij, hetimet kanë nisur fillimisht si reagim ndaj një deklarate publike në një emision televiziv, por më pas janë zgjeruar në të gjitha deklaratat publike të bëra nga ai, duke kërkuar avancimin e hetimeve në raste të cilat ende nuk janë publikuar.

“Po nuk ndërhyri politika, Faton Peci dhe Vjosa Osmani mund të përfundojnë në bankën e të akuzuarve,” deklaroi ai, duke i bërë thirrje gazetarëve dhe opinionit publik që të ndjekin rastin me vëmendje të shtuar, për shkak të profilit të lartë të personave të përfshirë dhe përpjekjeve të hershme për të kompromentuar procesin hetimor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy