Grupi “Asnjë cent më shumë”, gjatë ditës së premte ka bërë padi ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji në Gjykatën Themelore të Prishtinës, lidhur me vendimin për shtrenjtimin e rrymës për 16 për qind.
Lidhur me këtë, në “Edicionin Special” ka folur avokati Ardian Bajraktari, që është i përfshirë në këtë rast,
Ai thotë se iniciativa është marrë bazuar në prova, dokumente dhe për domosdoshmërinë për të shtyrë një vendim të tillë, i cili sipas avokatit, ka pasoja tek të gjithë qytetarët e Kosovës.
“E kemi bërë bazuar në prova, bazuar në dokumente, bazuar në nevojën dhe domosdoshmërinë, fillimisht të vendosjes së një mase të përkohshme për shtyrjen e ekzekutimit të këtij vendimi tepër të dëmshëm, dhe me pasoja zinxhirore e vështirë të riparueshëm për palët në procedurë, po edhe për qytetarët e vendit”.
“Vlerësojmë se ky vendim është natyrë diskriminuese, është marrë në shkelje të shumta ligjore, duke qenë i theksuar mungesa e transparencës”, u shpreh Bajraktari.