30
Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se e ka sulmuar një zyrtar policor më 01.05.2025. Siç bëhet e ditur, i dyshuari fillimisht kishte goditur dyert e sallës së sportit me shqelma dhe më pas kishte sulmuar edhe policin. Në njoftimin e Policisë së Kosovës nuk raportohet për të lënduar.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin policor. Rasti është inicuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.