Përkeqësimi i lirisë së mediave, LDK: Pasojë direkte e pushtetit autoritar të VV’së

by Nexhat

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas rënies së Kosovës në Indeksin e Lirisë së Mediave të organizatës Reporterët pa Kufij, e cila u rendit në vendin më të ulët pas 15 vjetësh.

Në një komunikatë për media, LDK thekson se ky regres është pasojë direkte e qeverisjes së papërgjegjshme dhe tendencave autoritare të këtij pushteti.

banner

“Ky regres i theksuar është pasojë direkte e qeverisjes së papërgjegjshme dhe tendencave autoritare të këtij pushteti. Ky pushtet vazhdimisht ka treguar tendenca të qarta për shkatërrimin e mundësisë dhe hapësirës së raportimit të shkeljeve të tij dhe eksponentëve të tij. Raporti i RSF-së thekson ndërhyrjet politike në mediat publike dhe presionet ndaj mediave private, duke përmendur emërimin e personave të afërt me pushtetin në pozita kyçe në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe sulmet e vazhdueshme ndaj mediave të pavarura.”, thuhet në komunikatë

Për më tepër, sipas LDK-së, gazetarët në Kosovë përballen me kërcënime të vazhdueshme dhe sulme fizike, ndërsa institucionet përgjegjëse shpesh dështojnë të ofrojnë mbrojtje adekuate dhe të ndjekin penalisht autorët e këtyre veprave

KOMUNIKATË PËR MEDIE

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për rënien drastike të lirisë së medias në vendin tonë, siç është evidentuar në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2025 të organizatës Reporterët pa Kufij (RSF). Kosova ka rënë me 24 vende, duke u renditur në pozitën e 99-të nga 180 vende të vlerësuara, më së keqi në gjithë rajonin, një tregues alarmant i përkeqësimit të mjedisit mediatik në vend.

Ky regres i theksuar është pasojë direkte e qeverisjes së papërgjegjshme dhe tendencave autoritare të këtij pushteti. Ky pushtet vazhdimisht ka treguar tendenca të qarta për shkatërrimin e mundësisë dhe hapësirës së raportimit të shkeljeve të tij dhe eksponentëve të tij. Raporti i RSF-së thekson ndërhyrjet politike në mediat publike dhe presionet ndaj mediave private, duke përmendur emërimin e personave të afërt me pushtetin në pozita kyçe në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe sulmet e vazhdueshme ndaj mediave të pavarura.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy