Rama: Kontrata e lobimit të PD, dardhë me bishtin e gjatë

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral në Dibër ka komentuar kontratën e lobimit në SHBA me vlerë 6 milionë dollarë. Nga Burreli dhe Peshkopia, Rama e cilësoi marrëveshjen si “një dardhë me bisht shumë të gjatë”.

Nuk kishim parë gjë akoma. 7×7, 6 milionë. Dhe pastaj thonë: aq bëjnë, por s’janë të miat. Po të kujt janë? Janë ca patriot që nuk i njoh, por i ka lind në zemër të hedhin 6 milionë për Shqipërinë dhe të kërkojnë garanci nga PD? Ou? Megjithatë, kjo është një dardhë që do nxjerrë bishtin shumë vonë. Jam i sigurt për këtë”, deklaroi Rama.

banner

Rama u bëri thirrje dibranëve që më 11 maj të “derdhen lumë drejt kutive të votimit”, duke kërkuar një shumicë për të shmangur, sipas tij, “pengmarrjen e vendimeve të rëndësishme për integrimin” nga opozita.

Ndërkohë, kreu i PD Sali Berisha reagoi për herë të parë publikisht mbi kontratën ditën e djeshme, duke e quajtur atë si një akt në shërbim të interesit kombëtar: “Kontrata është për marrëdhëniet PD–Shqipëri–SHBA. Jo vetëm për PD, por për çdo shqiptar. McGonigal do ta marrë me vete Ramën”, tha Berisha në një konferencë për media më 1 maj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy