Zëdhënësi i VV’së godet Reporterët pa Kufij, thotë se raporti është bërë nga “këta të Kosovës”: Kanë përgjegjësi

by Nexhat

Zëdhënësi i partisë në pushtet, Arlind Manxhuka, i cili në baza ditore merret me gazetarët dhe mediat në Kosovë, ka reaguar për raportin e Reporterëve pa Kufij i cili tregon rënien drastike të Kosovës sa i përket indeksit të lirisë së mediave, duke u renditur madje më keq edhe se Serbia.

Në vend të reflektimit për dëmin e shkaktuar për këto katër vite nga vetë partia dhe Qeveria e Kurtit, Manxhuka ka vendosur që të kontestojë kredibilitetin e raportit të një prej organizatave më profesionale si “Reporterët pa Kufij”.

banner

Sipas tij, njerëzit që po reagojnë “të çuditur” më raportin, “janë ata që kanë dhënë përgjigje para përpilimit të raportit” dhe se “duke dashur ta godasin qeverinë përmes raporteve, janë duke dalë edhe më joseriozë”.

Reagimi i plotë

Me thënë se në Kosovë nuk ka liri të shprehjes është totalisht e pavërtetë.

Në Kosovë jo që ka liri të shprehjes, por ka liri absolute të të shprehurit. Madje deri edhe në mosndëshkim absolut të shpifjes.

Por, si ky raport? E thjeshtë.

Këta që sot po reagojnë “të çuditur” me raportin janë ata që kanë dhënë përgjigje para përpilimit të këtij raporti. Pra, raporti flet për Kosovën sikur kanë folur këta të Kosovës. Duke dashur ta godasin Qeverinë përmes raporteve, në fakt janë duke dalë edhe më joseriozë.

Liria, mendimi, liria e mendimit, shprehja, asnjëherë nuk janë ndalur e as s’mund të ndalen. Por, gënjeshtra ka kosto, nëse jo përmes normash, atëherë me humbje kredibiliteti. Dhe për këtë kanë përgjegjësi këta që sot po “çuditen”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy