Zëvendësministri i Financave, Avni Zogiani, ka kritikuar opozitën e deridjeshme se pse nuk po e voton deputeten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit.
Ndonëse për çdo ditë PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë treguar se pse nuk e votojnë për kryeparlamenatre deputeten në fjalë, ai ka thënë se ato nuk po ofrojnë asnjë argument.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai është përpjekur të ofroi edhe një “argument” se pse Haxhiu duhet të votohet për kryetare të Kuvendit, duke thënë se ajo është kryetare e Gruar së VV-së.
“Janë thjesht teka të opozitës! Nuk e konteston kush që kryeparlamentari i takon VV-së, por thonë se kandidati juaj nuk na pëlqen, e duhet ta kandidoni dikë tjetër. Pse?! Asnjë argument deri tashti nuk e kanë dhênë. Flasin në ajër për kredibilitet, pa pasur as edhe një fakt të vetëm valid, pra thjesht inatë dhe asgjë tjetër! Në fund të fundit Albulena është kryetare e Gruas së VV e zgjedhur aty me votat e anëtareve të subjektit më të madh politik. Të heqësh dorë nga kryetarja e grave të subjektit më të madh politik, pa pasur asnjë argument valid, është absurde.”, ka shkruar Zogiani