Ekskluzive: Kontrata ilegale e ministrit Faton Peci i shkakton shtetit dëm prej 60 milionë eurosh

by engel

Një kontratë e arritur nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, me kompaninë private LIP KS & IT, e cila dyshohet se është themeluar rishtazi dhe pa përvojë relevante, ka ngjallur shumë dyshime për shkelje të rënda ligjore dhe dëmtim të buxhetit të shtetit.

Sipas Lirim Mehmetaj kontrata për të dhënë me qira Fabrikën për Përpunimin e Nënprodukteve Shtazore, një aset shtetëror i rëndësishëm, për një shumë simbolike është kryer në rrethana të errëta procedurale. Vlera e dëmit të shkaktuar për shtetin e Kosovës nga kjo marrëveshje llogaritet të jetë rreth 60 milionë euro.

banner

Sipas dokumenteve që z. Mehmetaj i posedon, procedura e dhënies me qira të fabrikës është bërë pa ndonjë garë transparente, përmes një marrëveshjeje që bie ndesh me ligjet në fuqi, duke ngritur dyshime serioze për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe favorizim të paligjshëm të kompanisë përfituese. Kompania LIP KS & IT është regjistruar vetëm pak muaj para lidhjes së kontratës, pa ndonjë përvojë të mëparshme në menaxhimin e kapaciteteve të tilla industriale.

Mehmetaj ka bërë të ditur se rasti tashmë është dorëzuar në Hetuesinë e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, për hetim të mëtutjeshëm. “Sikur të mos ishte e dokumentuar, nuk do ta besonit”, ka thënë Mehmetaj i cili e ka dorëzuar dosjen në polici, duke theksuar rëndësinë e hetimit të menjëhershëm dhe të thelluar të këtij rasti.

Ky skandal vjen në një kohë kur qeveria e Kosovës është zotuar për transparencë dhe luftë kundër korrupsionit, por ky rast hedh hije të mëdha mbi këto premtime.

Në pritje të reagimit të institucioneve përkatëse dhe vetë ministrit Peci, Mehmetaj kërkon përgjegjësi dhe sqarim për këtë kontratë që mund të shndërrohet në një nga aferat më të rënda të pasluftës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy