Enver Hasani, ka vlerësuar se Qeveria Kurti është uzurpuese

by engel

Në një opinion të botuar në Koha, Hasani ka bërë me dije se nga momenti i betimit si deputet Albin Kurti është dashur të largohet nga Zyra e Kryeministrit. Sipas tij, të njëjtën gjë është dashur ta bëjnë edhe ministrat që janë zgjedhur deputet.

“Për të mos e lënë vendin pa qeveri, Ligji për Qeverinë ka specifikuar se ata që zgjidhen deputetë, zëvendësohen automatikisht nga zëvendësit e tyre – për kryeministrin, zëvendësimi bëhet nga zëvendëskryeministri i parë. Kjo siguron që vendi nuk mbetet pa qeveri. Kjo dispozitë bën një dallim të qartë mes shtetit dhe pushtetit: pushteti bartet te funksionarët e tjerë shtetërorë, sepse shteti e vazhdon jetën e tij, pavarësisht se kush është sot në krye të pushtetit ekzekutiv. Logjika e Luigjit të 14-të, që e përmblodhi duke thënë: “Shteti jam unë”, ka perënduar para shumë shekujsh. Pra, në këtë kontekst, Kosova ka një qeveri uzurpuese, të udhëhequr nga zoti Albin Kurti”, ka shkruar ai.

banner

Hasani ka treguar se Kurti është dashur të zëvendësohet nga zëvendëskryeministri i parë, kurse ministrat që janë zgjedhur deputet nga zëvendësit e tyre.

“Ndërsa qeveria kushtetuese dhe ligjore është ajo që formohet nga zëvendëskryeministri i parë dhe zëvendësit e ministrave, pasi ata nuk janë certifikuar dhe betuar si deputetë të Kuvendit. Ky është një fakt i qartë. E dinë të gjithë, përveç atyre që duan ta luajnë lojën e budallait”, ka shkruar Hasani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy