Gervalla: Votimi i i fshehtë është mënyra e duhur për të kapërcyer bllokaden

by engel

Deputetja e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka deklaruar se votimi i fshehtë është i paraparë me Kushtetutë dhe rregulloren e Kuvendit, duke e cilësuar si mënyrë të duhur për të kapërcyer bllokadën e opozitës, e cila sipas saj, po pengon formimin e qeverisë për herë të dhjetë.

Gërvalla akuzoi opozitën për mungesë marrëveshjeje të brendshme dhe përpjekje për zgjatjen e ngërçit, ndoshta me shpresën për ndërhyrje nga jashtë, raporton Ekonomia 0nline.

banner

“Ne tani do të vazhdojmë me takimin grupit parlamentar, do ta diskutojmë se cila do të jetë qasja sot. Votimi i fshehtë është i paraparë edhe me Kushtetutë dhe rregulloren e Kuvendit, dhe më duket mënyrë shumë mirë për ta kaluar këtë bllokadë të vazhdueshme opozita sot për të dhjetën herë. Vota e hapur e provuam nuk e morëm do të sepse si duhet opozita nuk ka arritur marrëveshje mes vete për krijimin e qeverisë, në raste siç supozojnë ata Kurti nuk do ta arrite ta bënte qeverinë. Janë të interesuar që ta zgjasin ngërçin sigurt presin nga një ndihmë nga jashtë sepse tjetër shpjegim nuk ka”, ka theksuar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy