Pesë të plagosur, gjithçka filloi pas një konflikti banal dhe përfundoi me të shtëna me kallashnikov

by engel

Mësohet se një person i cili udhëtonte në automjet ka qëlluar në drejtim të të rinjve me kallashnikov duke lënë të plagosur 4 persona dhe një zonjë, shitëse ambulante.

Ngjarja ndodhi disa metra larg drejtorisë së policisë dhe dyshohet se gjithçka ka nisur nga një sherr banal, i cili përshkallëzoi në të shtëna.

banner

Deri më tani janë shoqëruar dy persona, ndërsa vijojnë hetimet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të plagosurit janë: Angjelina Gjezaj; Amarildo Ndoj; Liridon Ismaili; Daniel Gjeloshi; Geri Bitri.

“Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij”, njoftoi policia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy