Finalja e parë zhvillohet në Prizren, Bashkimi nikoqir i Trepçës

by Nexhat

Super finalja e “Play-off”-it është qershia mbi tortë e këtij edicioni të ProCredit Superligës, ku ndeshja e parë mes Bashkimit dhe Trepçës zhvillohet sot me fillim nga ora 19:00 në palestrën Sezai Surroi në Prizren. 

Në finale do të përballen Bashkimi dhe Trepça, përkatësisht vendi i parë dhe i dytë gjatë garave të rregullta.

banner

Ndeshjen çerekfinale dhe gjysmëfinale të “Play-off”-it dhuruan spektakël të basketbollit, derisa adrenalina do të rritet në maksimumin në finale, ku të dy skuadrat duan titullin e kampionit.

Këto dy skuadra u kualifikuan direkt në finale dhe me seri identike 3:1 arritën finalen. Bashkimi triumfoi ndaj Pejës, kurse Trepça ndaj Sigal Prishtinës.

Në garat e rregullta, Bashkimi ishte lider me 20 fitore e tetë humbje, kurse Trepça e dyta me 19 fitore e nëntë humbje

Këto dy skuadra u përballën katër herë në këtë edicion në ProCredit Superligë, ku kishin nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës, ku të gjitha fitoret ishin si vendas.

Po ashtu u përballën në finale të Kupë, ku ‘Xehetarët’ triumfuan në kryeqytet.

Bashkimi kërkon titullin e dytë në histori, të parin pas vitit 2018, ndërsa Trepça është kampione aktuale, ndërsa në historinë e saj e ka fituar këtë trofe pesë herë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet sot (e diel)  në Prizren, ndërsa skuadra që shënon katër fitore fiton titullin e kampionit. /Telegrafi/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy