Momenti kur lideri i opozitës turke goditet me shuplakë mes turmës

by Nexhat

Një person goditi Özgür Özel, udhëheqësin e partisë më të madhe opozitare në Turqi, Partisë Republikane Popullore (CHP), teksa ai po largohej nga një ngjarje në Stamboll.

Sulmi i kapur në kamera tregoi Özel duke mbajtur kokën në dhimbje, teksai dyshuari u kap shpejt.

banner

Autoritetet e identifikuan sulmuesin me inicialet S.T

Bëhet e ditur se Özel po merrte pjesë në një ceremoni përkujtimore në Qendrën Kulturore Ataturk të Stambollit për Sırrı Süreyya Önder, nënkryetarin e parlamentit që ndërroi jetë të shtunën, sipas Daily Sabah, përcjellë Reporteri.

Sipas kreut të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, politikanë të tjerë dënuan sulmin ndaj Özelit, ndërsa presidenti Recep Tayyip Erdoğan e telefonoi personalisht liderin opozitar dhe denoncoi “sulmin e shëmtuar”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy