Mourinho u përpoq ta transferonte ‘armikun e preferuar’ në tri klube të ndryshme dhe u refuzua secilën herë

by Nexhat

Jose Mourinho u përpoq të nënshkruante me ‘armikun e tij të preferuar’ për tri klube të ndryshme dhe u refuzua secilën herë. 

Mourinho ka shijuar një karrierë legjendare si trajner, pasi ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve me Porton dhe Interin. 

banner

Ai gjithashtu ka fituar kampionatin në Angli, Itali dhe Spanjë me Chelsean, Interin dhe Real Madridin. 

62-vjeçari ka stërvitur disa prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, si Cristiano Ronaldo, Frank Lampard dhe Wayne Rooney. 

Ai gjithashtu ka marrë fitore ndaj disa prej lojtarëve më të mirë në histori, ku njëri ndër ta është Steven Gerrard, i cili u vu përballë Mourinhos sa ishte pjesë e Liverpoolit. 

Por Mourinho bëri gjithçka në fuqinë e tij që ta kishte Gerrardin pjesë të ekipit të tij. 

Tekniku portugez e kishte cilësuar mesufshorin anglez si ‘armikun e preferuar’, duke zbuluar se u përpoq ta transferojë atë tek Chelsea, Interi dhe Real Madridi. 

“Steven Gerrard natyrisht është njëri nga armiqtë e mi të preferuar, një armik me të gjitha ndjenjat e mira të cilat mund t’i shpreh me fjalë në futboll”. 

“Natyrisht, në Angli ai është armiku im i preferuar. Ai ishte lojtari që më bëri mua një trajner më të mirë. Të përpiqem ta ndalojë atë ka qenë shumë, shumë e vështirë”. 

“U mundova që ta sjellë atë tek Chelsea, u mundova që ta sjellë atë tek Interi, u mundova që ta sjellë atë tek Real Madridi, por ai ishte gjithmonë një armik i dashur”, ka thënë Mourinho

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy